Anxhela Peristeri ka rrëfyer publikisht se ka qenë Gena , këngëtari korçar që I ka dhënë mundëisinë I pari të shfaqë talentin e saj në muzikë.

Përmes një video mesazhi në emisionin Vizioni I Pasdites në Vizion Plus , Anxhela Peristeri u shpreh se , mikrofonin për herë të parë ia ka dhënë Gena, të cilit I është shumë mirënjohëse.

“Gena është këngëtari i parë që më ka dhënë mikrofonin për herë të parë në jetën time në qytetin tonë të dashur të Korçës. Unë kam qenë 12 vjeç dhe Gena ishte duke kënduar në atë lokal në ato momente dhe më dha mikrofonin për herë të parë që unë kam kënduar me shumë dashuri.”

Mes dy artistëve ka një miqësi e cila ka filluar shumë vite më pare duke qenë se të dy janë dhe me origjinë nga qyteti i Korçës.

Ky mesazh e emocionoi këngëtarin. Ai e falenderoi Anxhelën duke i uruar shumë suksese.

“Sepse me të vërtetë mbase ai mikrofon që i kam dhënë para shumë vitesh ka qenë shumë i mbarë për Anxhelën dhe Anxhela është nga ato këngëtare që ne mburremi, që ka sjellë me të vërtetë këngë të bukura dhe performanca artistike shumë të mira”, u shpreh Gena.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *