E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Anxhela Peristeri e ka ‘me merak’ të sqarojë moshën e saj…

Anxhela Peristeri ka shumë vite që është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe është ndër ato artiste që pavarësisht kohës që kalon mbetet po e njëjta.

Madje fansat e saj nuk ngurrojnë t’i vënë në dukje se sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë ajo rinohet.

Megjithatë duket se kjo gjë Anxhelës nuk i pëlqen shumë dhe ka një përgjigje për të gjithë ata që i thonë se sa vjen e rinohet.

Ajo ka treguar pa më të voglin hezitim moshën e saj të vërtetë, që askush të mos ngatërrohet më.

Reklamë

“Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë!”, ka shkruar Anxhela në ‘Instagram’.

Kujtojmë se së fundmi Anxhela ka publikuar këngën “Maraz”, që u prit shumë mirë nga fansat e saj./Living

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë