Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila nuk ka ndodhur të komentohet  për ndonjë histori dashurie, pushtoi faqet rozë pasi veshi fustanin e nusërisë.

Me fustanin e bardhë, ajo duket rrëzëllitëse, por nuk do të martohet. Me anë të postimeve në Instastory, ajo ka zbuluar se po bashkëpunon me Stine Records për projektin e ri muzikor.

“Shpirt i bukur”, titullohet kënga e re e këngëtares, e cila duket se do të jetë baladë. Ndërsa fustanin e bardhë e ka zgjedhur për të bërë xhirimet e klipit muzikor.

Ende nuk dihet kur do publikohet kënga, por të gjithë janë gati që të shohin disa momente të tjera të Anxhelës së veshur me të bardha…/Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *