Subscribe

Fluksi me të cilin pritet të përballet Shqipëria këtë sezon turistik ka bërë që uniformat blu të jenë në gatishmëri me 12 orë pune.

Jo vetëm kaq, por me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku, asnjë efektiv policie nuk do të bëjë pushime verore deri më 15 shtator, duke bërë që të gjitha lejet e miratuara më herët, të anulohen.

“Të anulohen pushimet vjetore të planifikuara të vitit 2024, në periudhën nga data 20 Qershor 2024 deri në datën 15 Shtator 2024, për të gjitha strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat ngarkohen me detyra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.”

Por burimet bëjnë me dije se efektivët që do të privohen këto dy muaj nga pushimet e verës do të përfitojnë nga një pagë shpërblim.

Ndërkohë që pushimet e verës do të mund të merren në muajin shtator, por disa do ta shfrytëzojnë një pjesë të lejes gjatë muajit gusht.

Urdhri i Rrumbullakut vjen për shkak të fluksit të turistëve që pritet të vizitojnë Shqipërinë dhe në këto kushte asnjë strukturë e uniformave blu nuk duhet të pushojë gjatë kësaj vere, ndërkohë që për orët shtesë ata do të paguhen sipas ligjit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *