Federata Evropiane e Futbollit ka vendosur zyrtarisht këtë të premte që të ndërpresë dy kompeticionet më madhështore të futbollit, atë të Champions dhe Europa league.

 

Vendimi drastik u mor pas rasteve të fundit në Itali e Angli, ku lojtari i Juventusit, Daniele Rugani së bashku me trajnerin e Arsenal, Mikel Arteta rezultuan pozitiv me Covid-19.

 

E ndodhur përballë kësaj situate, UEFA ka vendosur që të ndërpresë ndeshjet e kthimit të Champion League dhe Europa League ndërsa ka anulluar po ashtu dhe hedhjen e shortit të programuar më 20 mars.

 

Po ashtu, krahas këtyre dy kompeticioneve janë anuluar edhe ndeshjet çerekfinale te ligave të të rinjve të parashikuara në 17 dhe 18 mars.

 

Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi ndërsa nuk ka një datë se kur pritet që të rifillojnë këto kompeticione.

 

Në këto kushte emergjente, qeveria e futbollit duket se tashmë është e detyruar që të ndryshojë edhe kalendarin për “Euro2020”, i cili flitet mund të shtyhet për në vitin 2021.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *