E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Anulohen rezervimet në juglindje, bllokimi i rrugës shkakton dëm ekonomik për gjithë zonën

Mbyllja e qarkullimit nga Librazhdi në Pogradec ka izoluar juglindjen e vendit dhe ka shkaktuar anulime të shumta rezervimesh në hotelet, bujtinat dhe restorantet e Korçës dhe Pogradecit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për operatorët turistikë.

Operatorët shprehen se dy fundjava tashmë janë prekur nga anulimet.

Reklamë

“Fundjava e shkuar dhe fundjava që po vjen kemi radhë të gjata anulimesh, janë anuluar në moment të fundit për shkak të rrugës. Pjesa më e madhe e vizitoreve janë nga Tirana e Durrësi, u anuluan. Edhe bashkëpunëtorët tanë kanë të njëjtin dëm ekonomik, për këto dy fundjava. Anulimet nisen prej fillimisht të javës.”

“Ne operojmë me grupe të huajsh që zgjedhin të frekuentojnë qytetin e Pogradecit. Grupet vijnë nga Tirana ose shkojnë drejt Tiranës. Rruga solli shumë probleme, shumë grupe anuluan rezervimet e tyre në hotelin tonë. Për shkurtin dhe jo vetëm pasi nuk dine se çfarë ndodh. Kemi anulimet e për 7-8 Marsin, të atyre që vijnë nga Tirana.”

Anulime të rezervimeve janë shënuar edhe në hotelet e Kolonjës, ndërsa rruga që lidh juglindjen me Shqipërinë e Mesme është pothuajse e braktisur nga automjetet.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë