Pas sulmeve te djeshme terroriste qe goditen aeroportin e Stambollit, fluturimi i parashikuar mëngjesin e sotëm nga Rinasi ne orën 9:25 ne drejtim te qytetit turk është anuluar. Nje fakt i tille është konfirmuar per Vizion Plus nga zyrtaret e TIA-s, pas komunikimit si me kompaninë ajrore, ashtu edhe me zyrtaret e aeroportit te Stambollit. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar per fluturimin e mbrëmjes te parashikuar ne orën 20:55, por mundësitë me te mëdha jane per nje anulim edhe te këtij fluturimi. Kompania Turkish Airlines, e cila ka rezultuar edhe me e prekura nga sulmet terroriste ka njoftuar gjithë pasagjeret se do te ketë riprenotim ose kompensim te plote financiar te te gjitha biletave te rezervuara per periudhën nga 28 qershori deri ne 5 korrik.