Subscribe

Agjencia e prokurimit publik ka anuluar procedurën e tenderit për planifikimin e ndërtimit te shkollave të dëmtuara nga termeti në qarkun e Tiranës.

Bëhet fjalë për një një kontratë e cila arrin në 14 milion lekë, para të vëna në dispozicion nga procesi I rindërtimit.  

E gjithë kontrata parashikon studimin dhe projektimin e 10 godinave arsimore, mes të cilave është edhe gjimnazi “Sami Frashëri” që u shëmb pak ditë më parë.

Arsyet e anulimit lidhen me faktin se kompanitë pjesamrrëse në garë nuk plotësonin kriteret e përcaktuara në ligj. Burime nga bashkia thonë se firmat pjesmarëse kanë patur mungesa në dokumentacion për shkak edhe të situatës ë krijuar nga masat izoluese. Gara pritet të rihapet, por ende nuk është përcaktuar një datë konkrete.

Ndërkohë gjatë ditës, kryemisnitri Rama së bashku me ministra e drejtues të pushtetit vendor ka inspektuar dy nga shkollat që janë në proces ndërtimi konkretisht, “Kristo Frashëri” si dhe “Vaçe Zela” në Don Bosko.  Në total qeveria ka parashikuar të ndërtojë 17 shkolla, ku financimi do të ndahet mes qeverisë dhe privatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *