Anulimi i seancës plenare që ishte parashikuar të mbahej sot, ka sjellë revoltimin e deputetëve të Partisë Demokratike.

 

Përmes një shkrese drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, deputetët demokratë e konsiderojnë një shkelje të rëndë të rregullores së Kuvendit anulimin e seancës plenare.

 

Kjo vendimmarrje nuk bëhet sipas dëshirës së kryetares së Kuvendit, dhe përgjegjësia bie direkt mbi Kryetaren e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, e cila duke marrë vendimin për anulimin e seancës ka shkelur të drejtën e deputetëve për të përfaqësuar në Kuvend problematikat e zonave të tyre elektorale”, thuhet në letrën drejtuar Nikollës.

 

Deputetët e Partisë Demokratike e konsiderojnë anulimin e kësaj seance të datës 13 mars 2023, një akt të rëndë kundër parlamentarizmit dhe një akt anti-kushtetues. Në kërkesën zyrtare të dërguar ata kërkojnë që zhvillimi i kësaj seance të kryhet normalisht.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *