Subscribe

Anulimi i protestës se paralajmëruar te partive te opozitës kosovare ne 26 mars për kryetarin e AAK-se, Ramush Haradinaj nuk do te thotë se mes tyre ka përçarje. Ato nuk kane hequr dore nga kundërshtimi per dy marrëveshjet per bashkësinë e komunave serbe dhe kufirin me Malin e Zi, por dallimet ekzistojnë per formën e kundërshtimit te tyre.

“Për ne, për AAK-në, nuk mendojmë se e ndihmojmë më shumë Kosovën, kur kemi gjuajtur me gaz, dhe me pas te mos t’i pranojmë urdhrat nga organet e rendit. Aleanca ka marrë pjesë në kundërshtimin në Kuvend me të gjitha format e veta, por ka një vendim, që te mos gjuajmë me gaz. Kundërshtim politik po, por jo kundërshtim ligjor. Pra, me organet e rendit dhe ligjit nuk hyjmë në konflikt. Ky është dallimi”.

Ndonëse pranon se AAK kishte kërkuar mbajtjen e protestës se paralajmëruar, Haradinaj sqaron se nje nga arsyet e anulimit ishte mbajtja e saj ne pragun e Festes se Pashkës. Ndërsa ende nuk ka nje qëndrim tjetër te partive opozitare, Haradinaj përjashton mundësinë qe AAK t’i bashkohet koalicionit qeverisës.

“Ne nuk jemi në asnjë variant për çfarëdo pazari me regjimin Mustafa –Thaçi, ne presim vetëm shpalljen e zgjedhjeve, që mandatin me ia kthy qytetarit, ashtu si vendos qytetar i. Pastaj, me zbatu atë rezultat por në asnjë variant para zgjedhjeve, Aleanca nuk është pjesë e pazareve me këtë regjim”.

Largimi i nje prej emrave me te zëshëm ne ketë parti, ai i deputetes Donika Kadajt- Bujupi per Haradinaj është nje vendim i papritur, por i vendosur nga vete ajo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *