Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka uruar shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Bliken në emër të Shteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur urimet më të mira për popullin shqiptar, teksa më tej ka theksuar se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për paqe dhe siguri.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken.






