Pas afro një muaji nga kthimi i saj në Shqipëri, Anti-terrori ka marrë në pyetje Floresha Rashën, e cila u lirua pas ndërhyrjes së qeverisë nga kampi famëkeq Al Hol.

 

Rasha ka dëshmuar në cilësinë e dëshmitares për mënyrën si ka ikur në Siri si dhe për jetën në kampin e ferrit. Ishte SPAK që kërkoi një ditë pas kthimit të saj që ajo të merrej në pyetje. Ajo do të hetohet nëse ajo ka qenë e përfshirë për 7 vite në Al-Hol në akte terrori apo jo.

 

Mësohet se Rasha nuk ka përmendur asnjë emër të njohur për të ndihmuar drejtësinë në identifikimin e personave të përfshirë në akte terrori.

 

Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe fëmijët e saj në prani të psikologut. Floresha Rasha shkoi në Siri 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili u vra duke e lënë gruan të vetme me djalin e mitur dhe vajzën adoleshente. Sipas të dhënave, ajo më pas u martua me Lavdërim Muhaxherin.

 

Edhe ky i fundit mbeti i vrarë nga forcat amerikane në vitin 2017. Në martesën e saj të dytë, Floresha solli në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Pas vrasjes së Lavdërimit, Floresha u martua sërish. Këtë herë me një luftëtar sirian ku solli në jetë një tjetër vajzë.

 

Në kushtet e luftës, edhe burri i tretë i Floreshës u vra bashkë me vajzën e madhe, të cilën e kishte me Diamant Rashën, ndërsa Floresha mbeti e plagosur rëndë.

Më 27 tetor Floresha dhe 3 fëmijët e saj prekën tokën shqiptare. Ndërkohë sipas

qeverisë pritet që të ketë edhe një valë të dytë për riatdhesimin e shqiptarëve të tjerë nga Al-Hol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *