E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 minuta më parë
Video · Kronikë

Antiterrori arreston luftëtarin rus të ISIS që fshihej në Shqipëri/ VIDEO

Një 34 vjecar rus, ish luftëtar i ISIS është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga Drejtoria e Antiterrorit në policinë e shtetit.

 

Në pranga ra Rasul Mislaev 34 vjeç nga Norilsk i Rusisë. Kapja e tij u bë pas një pune disamujore të shërbimeve inteligjente, të cilat kishin informacione se 34 vjecari ishte pjesë e organizates terroriste.

 

Reklamë

Sipas policisë i riu ka mberritur në shqipëri si emigrant i paligjshëm dhe prej një viti fshihej në vendin tonë.

 

 

Rasul Mislaev ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska që prej 8 prillit 2015. 34-vjeçari kërkohej nga Rusia për terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

 

Hetimet zbuluan se 34 vjecari në Qershor të vitit 2013 është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS). Që prej asaj kohë ai ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

 

 

Më shumë video

Reklamë