E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Antigonea çel sezonin turistik, promovohen veshjet dhe gatimet e zonës

Antigonea antike çeli zyrtarisht sezonin turistik, ku u promovuan veshjet karakteristike të zonës, gatimet, këngët dhe vallet.

 

Reklamë

Sipas drejtorit të këtij parku, Shkëlqim Guçe, Antigonea është gati për të pritur turistët gjatë këtij sezoni.

 

SHKËLQIM GUÇE

DREJTOR PARKU

Antigonea është bërë tashmë një vatër e promovimit të vlerave kulturore të kësaj zone. Mozaiku i vlerave të Gjirokastrës , të Labërisë , Lunxherisë së bashku bëjnë shtatoren e mrekullive shqiptare.

 

Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër mbetet një nga destinacionet kryesore turistike, ndërsa në vitet e fundit është vënë re një rritje e numrit të vizitorëve.

Më shumë video

Reklamë