Rajoni
Antidroga greke sekuestron amphetaminë në vlerë 10 mln € (video)

Një shtetas shqiptarë, një turk dhe dy grekë janë ndaluar nga njësitë e Krimit Ekonomik në Greqi të cilët në bashkëpunim me policinë dhe agjentët e DEA-s kanë sekuestruar gjysmë milion pilula amphetamine.
Kjo sasi droge sipas policisë greke arrin deri në 10 milion euro. Krahas lëndës narkotike uniformat blu kanë sekuestruar armë dhe para.
Reklamë
Personat e ndaluar përfshi dhe shtetasi shqiptar dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës. Sikurse bëhet me dije destinacioni final i saj ishin vendet e lindjes së mesme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




