E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Anti-shpifja”/ Rama: Pa humbur kohë do të adresojmë në Kuvend sugjerimet e Venecias

Kryeministri Edi Rama deklaroi se opinioni i Komisionit të Venecias për Paketën “Anti-shpifje” do të merret parasysh nga mazhoranca.

Reklamë

Ai tha në “Tëitter” se në paketë do të reflektohen ndryshime me qëllim që çdo njeri të mbrohet nga shpifja.  

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit.”

Komisioni i Venecias i rekomandoi qeverisë shqiptare rishqyrtimin e paketës antishpifje. Në draf-opinion thuhet se amendamentet e ligjit nuk janë gati për zbatim në variantin aktual, dhe se ka paqartësi, e për pasojë ndryshimet mund të sjellin dëm në lirinë e shprehjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë