Subscribe

Akti normativ për luftën ndaj pasurisë së krimit të organizuar ka kaluar të gjithë procedurën në komisionet parlamentare e tani pritet vetëm miratimi në seancë plenare.

Në komisionin e ligjeve zëvendësministrja e brendshme Rovena Voda mbrojti kompetencat e shtuara të policisë duke vënë në dukje se vetëm gjatë vitit të kaluar policia ka sekuestruar asete me vlerë 91 milion euro ndërkohë që gjykata ka mbajtur të bllokuara vetëm 30 mijë euro.

 

ROVENA VODA

 

 MINISTRE E BRENDSHME

 

 

Sigurisht i jepet hapsirë policisë së shtetit apo i jepet mundesia për investigime pro aktive dhe balancohen apo ruhen të drejtat e njeriut duke kaluar nëpër filtrat e prokurorisë dhe me pas të gjykatës.

 

 

ULSI MANJA

 

KRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE

 

Prokuroria dhe gjykata me këtë akt normative do të jenë në ushtrimin e funksioneve kushtetuese por e reja në këtë akt është policia e shtetit.

 

 

Perveç aktit normativ parlamentit pritet të miratojë edhe 5 ndryshime të tjera ligjore si pjesë e paketës Anti-kçk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *