Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea e konsideron operacionin “Forca e Ligjit” një mekanizëm që lufton krimin organizuar, si dhe fuqizon rolin e Policisë së Shtetit.

 

Edhe pse kjo strukturë është e përkohshme, Gjebrea tha për “Vizion Plus” se deri më tani janë dërguar 15 formularë për të deklaruar burimin e pasurisë, si dhe kanë filluar me sekuestrimin dhe konfiskimin. Po ashtu, njoftoi se do të ketë edhe një intensifikim të luftës kundër krimit ekonomik.

 

Akuzave të opozitës për paketën “Anti KÇK”, e cila thotë se është antikushtetuese dhe shkel të drejtat e njeriut, Elona Gjebrea iu përgjigj duke thënë se bëhet fjalë për pasuri të vëna në mënyrë të paligjshme, përmes ushtrimit të aktivitetit kriminal.

 

Sa i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që do merret me hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, deputetja socialiste nënvizoi se është një strukturë e pavaruar që do të ketë mbështetjen e Kuvendit në detyrën e vështirë.

 

Intervista e plotë: 

 

Pse është zgjedhur ky moment për të goditur pasurinë e krerëve të krimit të organizuar?

 

Ka patur shumë raste, të cilat nga ana e Gjykatave dhe Prokurorisë nuk kanë funksionuar përsa i përket bashkëpunimit me policinë në luftën kundër krimit të organizuar. Raste edhe të dënimit të personave të caktuar, por jo të konfiskimit të pasurive kriminale. Ka patur raste të ndryshme, qoftë edhe autorë të cilët janë dënuar edhe jashtë shtetit, dhe përsëri e njëjta logjikë, nuk ka vazhduar me një sekuestrim dhe konfiskim. Është një mekanizëm që i jep një hov luftës kundër krimit të organizuar dhe të rënda, dhe I jep një fuqi më shumë Policisë së Shtetit. Kjo e fundit, në gjithë punën që do të bëjë, bazuar tek kuadri ligjor që ne kemi miratuar tashmë, ia kalon strukturës së SPAK, e cila do të vazhdojë punën më tej lidhur me këto vendime. Është një strukturë e përkohshmë, deri në fund të vitit 2020.

 

Pasuritë e krimit nuk janë vetëm ato që duken në rrugë, përmes makinave në rrugë; ka edhe pasuri të fshehura. Po për këto çfarë do bëhet?

 

Jemi në fazën e parë. Janë çuar 15 njoftime për të deklaruar pasurinë sipas asaj që ofron kuadri ligjor brenda 48 orëve, ndërsa kanë filluar sekuestrimet. Policia punon në bazë të bashkëpunimit edhe me struktura të tjera që kanë informacionet e duhura për pasuritë e personave që janë të dyshuar a të dënuar për krime të caktuara disponojnë, dhe i kanë vënë si pasojë e aktivitetit kriminal. Bëhet fjalë për pasuri të vënë në mënyrë të paligjshme, nga aktiviteti kriminal dhe gjeneron.

 

Ka dhe një ide tjetër që qarkullon, të cilën e ka bërë të ditur Kryeministri, për ngritjen e një njësie të posaçme kundërkorrupsionit dhe evazionit fiskal. A keni më tepër dijeni mbi këtë nismë?

 

Nuk ka ardhur akoma në komision nga ministri I Brendshëm dhe Kryeministri. Pra, do të ketë edhe një intensifikim të luftës kundër krimit ekonomik. Kjo është një punë që policia e ka në strukturën e vet për ta bërë. Padyshim që kërkohet një intensifikim i punës dhe mendoj që është një gjetje e duhur. SPAK furnizohet me informacione të nevojshme dhe të domosdoshme. Në këtë akt normative, bëhet fjalë edhe për disa masa parandaluese që I takojnë personave të caktuar, të cilët janë futur në hetim. Ndalimin e tyre për të dalë jashtë vendit, bllokimi I pashaportës, por edhe ndalimi për të marrë pjesë në tendera publike dhe përfitime nga institucine shtetërore.

 

Si do ta mbështesni Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, i cili sapo është ngritur, sepse do të ketë një betejë shumë të ashpër në lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë pjesë e organiztaës KÇK?

 

Ato janë struktura të pavarura. Inspektori i Lartë i Drejtëisë është miratuar me votat e Kuvendit të Shqipërisë, do të ketë gjithë mbështetjen e Kuvendit për gjithë punën dhe detyrën që ka për të shlyer. Është një detyrë e vështirë. Sa vjen dhe konsolidohet e gjithë paketa e reformës në drejtësi, pavarësisht se të gjithë do të donim që të ishte pak më e shpejtë. Do të kemi padyshim një trup të konsoliduar që do të punojë më efektivitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *