Ansambli Folklorik “Tirana” u kualifikua i katërti në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit Folklorik “Cheonan Ëorld Dance Festival 2024” në Koren e Jugut. Në një konkurrencë të fortë me 30 vende nga e gjithë bota, valltarët e ansamblit “Tirana” arritën të rrëmbenin vendin e katërt.
Përfqaësuesi i Shqipërisë në federatën kombëtare të kërcimit, Gëzim Alimehmeti ndau në studion e “Vizioni i Pasdites” emocionet se si e pritën çmimin në vendin e katërt. Alimehmeti tha se Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një festival të tillë. Ai theksoi se pasi kaluan në finale, Ansamblin “Tirana”e kërkuan gjithë festivalet e Europës.
Gjithashtu edhe tre prej valltarëve, Adela Gjyla, Megi Doka dhe Mariglen Domi ndan mes emocioneve eksperiencën e tyre në Korenë e Jugut.
Pjesë nga biseda:
Alimehmeti: Këtë vit ishte 20 vjetori i festivalit. Dua të falenderoj shumë Bashkinë e Tiranës që e morën shumë seriozisht këtë kërkesë, sepse thash dakord po shkoj, por a është e mundur të shkojmë nga ana buxhetore. Shqipëria tregohet në të gjitha drejtimet si një ansambël cilësor. Filluam provat shumë fort. Ishte përgjegjësi shumë e madhe. Na kanë nderuar. Në gjysmë finalen e dytë që dolëm pastaj në finale, këtë ansambël e kërkuan gjithë festivalet e Europës. Ne ishim për herë të parë. Kur prezantuesi thoshte Shqipëria unë dridhesha nga emocionet. Kur tha pastaj që Shqipëria ka kaluar në finale unë ngela. Kam pasur një interes shumë të madh tek valltarët. Për mua është një ansambël që mund të konkurojë në gjithë festivalet e botës
Gjyla: Kemi pasur një punë intensive, pritshmëria ishte të shkonim sa më lartë. Shqipëria merr pjesë për herë të parë. Si për herë të parë çmimi është shumë i mirë, jemi të kënaqur
Doka: Vallet tona janë tepër të bukura. Kemi qenë 10 çifte gjithsej në Korenë e Jugut.
Domi: Ka pasur një punë kolosale. Çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Kemi qenë në hotel kur morëm vesh që kaluam në finale. Kemi çuar hotelin në këmbë nga të bërtiturat. /vizionplus.tv





