E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 9 minuta më parë
Sociale

Anormale për Shqipërinë, temperaturat deri në 30°C, parashikimi i motit për sot

Gjatë kësaj fundjave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtaraka, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente.

Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 grad celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 grad më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.

Reklamë

Gjithashtu duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga europa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi afrikën e veriut do të transportojë mbi europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë).

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krirjoë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë