Mbretëresha Elizabeth II, siç e kërkon tradita, po përgatitet për në Sandringham. Por Krishtlindjet që kemi para janë një nga më të këqijat në jetën e saj. Këto janë quajtur Krishtlindje ‘horribilis’ për shkak të shumë ngjarjeve të pakëndshme që kanë ndodhur. Më e rëndësishmja ka të bëjë me djalin e saj, Princin Andrew, të përfshirë në skandalin e Epstein-it, ku miliarderi grabitqar seksual vdiq në burg, në New York.

 

Cikloni që ka vënë para Princin Andrew, ka arritur kulmin në fillim të dhjetorit, pas intervistës televizive me Virginia Giuffre, gruas që pretendonte se ishte detyruar të bënte seks me të kur ishte 17 vjeç. Edhe pse përgjigja e Buckingham Palace ishte e menjëhershme (“pretendime të pabazuara”), Mbretëesha është shumë e shqetësuar për krizën e paprecedentë të shkaktuar nga Princi Andrew në kurorën britanike. Aq shumë, madje, sa ka anulluar festimet që po organizonte për 19 shkurtin, ditën në të cilin djali i saj i preferuar (të paktën deri më tani) do të mbushë 60 vjeç.

 

Skandali i Princit Andrew ishte i fundit dhe më i rëndi që ka shqetësuar mbretëreshën pas tensioneve me William dhe Harry (dhe bashkëshortet respektive). E fundit ishte në nëntor, kur Harry dhe Meghan refuzuan ftesën e Madhërisë së saj për Sandringham për të kaluar festat në diellin e Kalifornisë duke thyer kështu traditën e gjatë të Krishtlindjeve në familjen mbretërore britanike.

 

Sot, për arsyet që thamë më lart dhe shumë të tjera, Mbretëresha mund t’i përcaktojë si ‘horribilis’ këto Krishtlindje. Dhe me siguri ajo do t niset për në Sandringham me një shpirt jo të qetë./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *