Kryesia e PS e mbledhur këtë të shtunë do të zyrtarizojë 61 kandidaturat e kësaj force politike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  Një pjesë e mirë e kandidateve janë përcaktuar me kohë ndërkohë që për një pjesë tjetër të bashkive janë bërë sondazhe nga vetë PS.

 

Të premten Rama ka kërkuar informacion nga cdo i deleguar i partisë në qarqe në lidhje me kandidaturat. Kjo situatë ka mbajtur ne ankth një pjesë të atyre që aspirojnë të jenë kandidatë në 30 qershor. Pikëpyetje ka për bashki si Dibra, Durrësi, Lushnja, Saranda, Delvina, Kavaja etj ndërkohe që qytetet e mëdha si Korca, Elbasani, Tirana, Shkodra, Fieri apo Lezha e Berati i kanë emrat e tyre.

 

Ndër detajet që mund të vecohen janë mundësia që Dibra ti lihet ish deputetes se PDIU Reme Lala ndërsa Durrësi është një garë mes tre femrave. Favorite duket se është Valbona Sako drejtoresha e tatimeve e sponsorizuar nga kryrbashkiaku aktual Dako, ndërsa ndjekin Klodiana Spahiu dhe Milva Ikonomi të dyja deputete.Bashkitë me shumicë minoritare Finiq e Pustec do ti lihen aletave.

 

Megjithatë e sigurtë është që këtë të shtunë do të zyrtarizohen kandidatet dhe më  pas do të dalin edhe kandidatet e këshillave bashkiak teksa afati i fundit i dergimit të listave në KQZ është e hëna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *