E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Ankthi i eliminimit”, Çiljeta-Dijonis lidhin bast, kush do të largohet nga “Ferma VIP”

Teksa qëndrojnë në verandë, një pjesë e fermerëve kanë diskutuar për eliminimin, që në të vërtetë është një rreng nga Agai. Nesër në spektakël nuk do të eliminohet askush, por do të dalë i preferuari i publikut.

Dijonisi dhe Çiljeta kanë vendosur një bast me njëri-tjetrin. Çiljeta shprehet se do të dalë një fermer që akujt s’ia pret mendja. Dijonisi nga ana tjetër mendon se do të dalë ai, kështu që këngëtarja ka lidhyr një bast me të. Nesër nëse nuk del Dijonisi, Çiljeta fiton 10 mijë lekë dhe anasjelltas.

Reklamë

Pjesë nga diskutimi:

Çiljeta: Besoj se do dalë ai person që nuk ua pret fare

Dijonisi: Besoj se do më nxjerrin mua, kam parandjenë

Çiljeta: e vëmë me bast që nuk del ti. Sa lekë do më japësh?

Dijonisi: Ke për të më dhënë Reange

Çiljeta: Të jap unë Reange? Jo, të të jap 10 000 lekë. Batin e lidhëm, ti s’del nesër me parashikimin tim. /vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë