Subscribe

Kristaq Çipi është një nga tregtaret e shumicës në tregun e fruta-perimeve në Korçë, i cili pjesën më të madhe të produkteve prej vitesh e merr nga vendi fqinj, Greqia. Ai tregon se protesta e fermerëve greke ka ndikuar shumë ne punën e tyre, pasi janë te detyruar të qëndrojnë për orë të tëra në radhe në vende të ndryshme, çka do te thotë rritje e kostove. Ndikimin e bllokimit te punës ne doganën e Kapshticës e pranon edhe drejtori i tregut te shumicës Namik Hajro. Ai thotë se problem mbetet furnizimi me fruta dhe agrumet e stinës, të cilat nuk gjenden në vendin tonë. Në këto kushte, një pjesë e tregtareve të fruta-perimeve, por dhe produkteve ushqimore që vijnë nga Greqia e Turqia gjatë këtyre ditëve kërkojnë pika te tjera kalimi kufitar, pasi Kapshtica prej një muaji eshte paralizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *