Punonjëset e seksit në Japoni nuk janë fare të kënaqura me situatën aktuale. Mika është një prej tyre, e cila ka rrëfyer vështirësitë me të cilat përballen këto kohë.

Ajo ka treguar se para se të vinte pandemia, kishte 3-4 klientë në ditë, por tani nuk ka më as klientë dhe as para.

Pa të ardhura, Mika thotë se e ka të pamundur të paguajë faturat. Ajo është përpjekur të gjejë një punë tjetër, por asnjë nuk e punëson në mes të krizës ekonomike.

“Jam e shqetësuar nëse do të mund të paguajë qiranë e vendit ku jetoj ose nëse mund të gjej një punë tjetër që të siguroj paratë për të mbijetuar. Jam e shqetësuar për shëndetin tim, sigurisht, por shqetësohem edhe për mënyrën sesi të mbijetoj”, tha Mika, duke përdorur një pseudonim për të mbrojtur privatsinë.

Qeveria japoneze ka përfshirë edhe punonjëset e seksit në paketën e ndihmës, por sërish ato nuk janë të kënaqura. Disa nuk janë të sigurta sesi duhet të aplikojnë për të përfituar.

Mika tha se është ende e paqartë nëse pjesë e paketës janë vetëm ato punonjëse që kanë humbur një pjesë të shumës së të ardhurave apo për ato që kanë humbur punën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *