Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin që çoi në gjykim dosjen e ish-prokurorit Adriatik Llalla.
Mësohet se kundërshtimi është bërë vetëm për pikën e vendimit mbi një prej shpenzimeve të hetuara të Llallës.
Më konkretisht, bëhet fjalë për mosdeklarimin e saktë nga Llalla të shpenzimeve për shkollimin e një prej fëmijëve, për të cilën ai ka marrë gjobë nga ILDKPI. Sipas gjykatës, Llalla nuk është proceduar penalisht për shkak se është dënuar me gjobë.
Ndërkohë që ankimimi i kësaj pike ka bërë që të shtyjë edhe seancën ndaj Llallës e cila ishte caktuar për t’u zhvilluar këtë të marte.
Llalla akuzohet se fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, kryer ne tre raste dhe rrezikon burg deri në 3 vite.






Ky lloj peshku nuk ka hala or miq te dashur ,do filliour nga ai/ajo qe ka edhe hala edhe dhemb qe ka kafshuar dhe po kafshon akoma.
SPAK duhet te hapi dosjet nga viti 1990 dhe te hetoi gjithcka.
Shqipetaret po presin.
Djersa dhe vuajtjet qe pesuan ne komonizem njerzit tan te dashur ku shkuan o miq?
Kush perfitoi?
Pasurin Popullit te vuajtur kush e mori?
Populli po pret qe peshqit e mbdhenj dhe ata si pune Adriatik Llalles te dalin para Poppullit dhe drejtesis, Drejtesis te shenjt, per nje Popull te vuajtur dhe rreckapitur der ne kock
nga kjo klas e mallkuar politike.
30 vjet me radh e kthyen vendin ton ne varreza si ne luften e dyt boterore. 30 vjet Shqiperis ju jan shuar mbi 30mi lule te rinjsh dhe te reja po nga kjo politik e mallakuar.