Subscribe

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka ankimuar masën e Gjykatës së Posaçme ndaj ish-kryeministrit, ndaj të cilit më herët togat e zeza vendosen ‘detyrim paraqitje’ si dhe t’i bllokohet pasaporta që të mos udhëtojë jashtë vendit. Gjokutaj tha për mediat se gjykata po vepron me praktika antiligjore në mënyrë që pala mbrojtëse e Berishës të humbasë afatet ligjore të ankimimit.

 

Unë depozitova ankimin ndaj Apelit. Vendimi për seancë e verifikimit të ekzekutimit nuk është depozituar akoma, kjo është një shkelje akoma më e madhe flagrante, në përpjekje të gjykatës edhe për të na humbur afatin, pasi sigurisht për masat e sigurimit kanë një praktikë antiligjor që kanë aplikuar dhe kjo praktikë ka hequr mundësinë për të bërë ankim me argumente. Ne e kemi dorëzuar dhe kemi thënë shkakun përse ky ankim është i paplotësuar për pjesën e verifikimit të masës. Të dyja vendimet janë pasojë e mos konsiderimit të provave dhe rrethanave ashtu siç ligji e kërkon. Të dyja vendimet janë nul.

 

I pyetur nëse Berisha do të paraqitet në gjykatë avokati u shpreh:

 

Nuk e di.

 

Berisha ka akuzuar Gjykatën e Posaçme dhe SPAK se i shërbejnë politikës dhe se vendimi ndaj tij është antikushtetues. Gjykata konfirmoi masën “detyrim paraqitje” dhe “bllokim të pasaportës” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas vendimit, lideri i demokratëve duhet të paraqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00. Deri më tani Berisha ka refuzuar që të paraqitet në seancat gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *