E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Anketimi: Policia, sot më e besuar! Rama: Forcojmë policimin në komunitet, rritje e sigurisë përmes monitorimit me kamera

Ministria e Brendshme prezantoi këtë të premte një anketim të financuar nga qeveria suedeze, i realizuar me qytetarët mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimin që ata kanë tek Policia e Shtetit.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, që nënvizoi nevojën e bashkëpunimit mes policisë dhe komunitetit.

Reklamë

“Këshilli Kombëtar i Policimit në Komunitet është nismë rishtazi që i shtohet sigurisë publike, për përmirësimin e standardeve të sigurisw”, tha Rama.

Si pasojë e sjelljes jo korrekte me qytetarët, duke iu referuar edhe statistikave, Rama kërkoi nga drejtuesit e policisë që të ndryshojnë menjëherë sjelljen, ndërsa njoftoi  projektin e ri të monitorimit me kamera në disa qytete

Reklamë

“Duhet parë natyra se me se lidhet konkretisht, por këtu ne duhet të ndihmojmë policinë e shtetit me një instrument të ri që është pjesë e modernizimit të mëtejshëm, duke sjell transformim epokal sa i takon survejimit me kamera në qytete dhe fokus në qarkullimin rrugor me shkeljet dhe shkelësit. I pasuruar me Inteligjencë artificial t’i japim mundësi në kohë reale sallave të survejimit për 20 qytetet e para, ku së shpejti ky sistem do të hyjë edhe në rrugët kombëtare, për tu verifikuar në kohë reale sapo qytetari të denoncoj në çdo kohë. Sistemi verifikon jo vetëm me  foto personin, emër mbiemër dhe gjithë kartelën e  tij. Projekt i jashtëzakonshëm me mbështetje financiare të Emirateve të  bashkuar do të fillojmë ta implementojmë”, shtoi kryeministri.

Duke iu referuar anketimit, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha theksoi se 65%  e qytetarëve vlerësojnë  pozitivisht punën e policisë.

 “Tjetër element është se Policia po arrin standardet e vendeve të Bashkimit Europian. Por ka edhe më shumë për të bërë, sidomos ato ngjarje gjatë natës. Në 12 milionë turistë që vizituan vendin vitin e kaluar, pati zero ngjarje kriminale në këtë kuadër”, tha ministri Hoxha.

Në mbyllje të prezantimit u vu në dukje nevoja për një Akademi policore në standarde Europiane.

Më shumë video

Reklamë