E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Anketimi për sigurinë, Rama: Duhet ta mbrojmë Policinë nga baltosja dhe lajmet e rreme

Ministria e Brendshme prezantoi këtë të premte anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë dhe besimit tek Policia e Shtetit.

I pranishëm në këtë event ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Reklamë

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se duhet të ndajmë lajmet e rreme dhe baltosjen e Policisë së Shtetit, për të ndarë pasqyrën e sigurisë që mbulon Policia dhe pasqyrat e deformuar të ekraneve, portaleve dhe mediave.

Më tej, Rama shtoi se siguria nuk është vetëm mision i Policisë, por i të gjithëve, deri tek qytetarët.

Rama: Këshilli Kombëtar i Policimit në Komunitet është nismë rishtazi që i shtohet sigurisë publike, për përmirësimin e standardeve të sigurisë. Të ndajmë lajmet e rreme, fake neës dhe baltosjen e Policisë së Shtetit, për të ndarë pasqyrën e sigurisë që mbulon Policia dhe pasqyrat e deformuar të ekraneve, portaleve dhe mediave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë