Sikur të mos mjaftonin çmimet e kripura që paguajmë për biletat ajrore, nuk janë të pakta rastet kur pasagjerët shqiptarë hasin vonesa apo anulime të fluturimeve, nga aeroporti i Nënë Tereza.
Nga fillimi i këtij viti janë regjistruar pranë Autoritetit të Aviacionit Civil rreth 256 ankesa, për vonesa në fluturim, por për herë të parë 50 % e tyre rezultojnë se kanë marrë kompensimin nga kompanitë ajrore. Kreu i Aviacionit Civil Krislen Keri i bën thirrje pasagjerëve që të plotësojnë formularët e ankimimit në aeroport, pasi edhe në rast se kryhet me vonësë fluturimi ata janë subjekt i kompensimit.
“Në rast se ka vonesë deri në 3 orë, në bazë të rregullores europiane, pasagjerët do të duhet të dëmshpërblehen nga kompania deri në 250 euro. Ne deri tani kemi regjistruar 256 ankesa dhe 50% e tyre kanë marrë lekët mbrapsht që u takojnë”- thotë Keri.
Linjat ajrore që ofrojnë destinacionet me Italinë kanë problemet edhe më të mëdha në vonesa. Ndërsa anulimet e fluturimeve janë më të rralla.
“Kemi regjistruar 21 vonesa dhe 10 anulime. Ne kemi dalë përtej tagrit tonë, kemi lënë në dispozicion në aeroport tre persona që i vinë në ndihmë njerëzve për të plotësuar formularët me qëllim kompensimin e tyre, në rast vonesash”.
Megjithë fushatën informuese të autoriteteve, shumë udhëtarë nuk i njohin procedurat e ankimimit, duke mos mundur te marrin mbrapsht kompensimin që u takon.






Jam pasagjeri Fehmi Bylykbash,kam ankes se kompania me te cilen kam nxjerr bileten per sot ka vonese.
Nisja ka qene per oren 09:45 por ka vones deri 14:45