Subscribe

Teksa kryeministri është përpjekur qe te japë te dhëna inkurajuese per situatën ekonomike ne vend, duke u ndalur kryesisht ne reformat, qe sipas tij nxorën vendin nga kriza, jo te pakta kane qene ankesat e biznesit ne drejtim te qeverise. Një nga investitorët e huaj qe operon ne Minierën e Selenicës është ankuar për paketën fiskale dhe taksat e rritura. Edhe pse ai ka ngritur këtë shqetësim tek tre ministrat përkatës, askush nuk i kishte kthyer përgjigje. Por kjo ankese nuk është mirëpritur nga kryeministri. Te tjerët janë ndalur ne ankesat ndaj gjyqësorit, por edhe tek lejet e ndërtimit. Por kryeministri, nuk ka kursyer edhe një replike me shefin e FMN ne Tirane. Kryeministri dhe Ministri i Financave përsëriten qëndrimin e tyre se nuk do te ketë rritje te taksave dhe tatimeve për vitin qe vjen, por vetëm përmirësim te procedurave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *