Ankaraja kritikon mbështetjen e Moskës për Asadin

Shefi turk i diplomacisë, Mevlut Cavusoglu kritikoi fuqishëm sot mbështetjen e Rusisë për presidentin sirian Bashar al Asad, pas një sulmi kimik të dyshuar në Siri që sipas Ankarasë është kryer nga regjimi i Damaskut.
“Që Rusia e mbron këtë regjim, kjo është një gjë e keqe në pikën më të lartë”, deklaroi Cavusoglu gjatë një interviste në televizionin NTV.
“Askush nuk mund të mbështesë këtë krim kundër njerëzimit”, theksoi ai gjatë kësaj interviste. Këto deklarata janë më kritiket të drejtuara nga Ankaraja kundër Moskës që prej ringrohjes së marrëdhënieve të tyre diplomatike në muajt e fundit, pas një krize që u shkaktua nga një incident ajror në kufirin siriano-turk në vjeshtën e vitit 2015.




