E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ankaraja, gati të blejë sistemin raketor rus

Ankaraja sfidon Aleancën e Atlantikut te Veriut. Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do të blejë sistemin rus të raketave S-400, pavarësisht nga shqetësimet e NATO-s.

 

“Tani kemi ndërmarrë hapa me Rusinë për këtë blerje. Marrëveshjet janë nënshkruar. Me vullnetin e Perëndisë, do të shohim ardhjen e raketave S-400 në vendin tonë dhe do të vazhdojmë pastaj me prodhimin e përbashkët”.

 

Reklamë

Ky vendim vjen ne një kohe që Ankaraja po përpiqet te përmirësoje marrëdhëniet me Moskën, pas rrëzimit nga Turqia, të një bombarduesi rus në vitin 2015. Duke u përpjekur të zbusë shqetësimet e partnerëve të tij të NATO-s, Erdogan tha se ky zhvillim nuk ka përse të shkaktojë tensione, pasi një vend duhet të jetë në kërkim të mënyrave ideale për të garantuar sigurinë e vet.

 

Partnerët e Ankarasë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, kanë shprehur shqetësim rreth përputhshmërisë së sistemit raketor rus me teknologjinë e NATO-s, gjithashtu dhe frikën se Moska mund të përdorë sistemin S-400, si një kalë troje për të kompromentuar sistemet e NATO-s. Kjo çështje pritet të shtojë pikëpyetjet rreth besnikërisë së Ankarasë e cila po përpiqet të bindë Moskën për t’i dhënë fund të gjitha sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Turqisë, pas rrëzimit të avionit rus.

 

Disa nga këto sanksione janë reduktuar, pas një sërë takimesh midis Presidentit Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë