E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ankara, policia plagos të sëmurin mendor

Nje person me thike tentoi te hynte ne ambasadën izraelite ne Ankara. Ai kërcënoi te vriste nje roje te sigurisë se selisë diplomatike, i cili reagoi menjëherë dhe e qëlloi, duke e plagosur ne këmbe. Asnjë person tjetër, nuk u lendua gjate ketij incidenti. Personi i plagosur është nje 38-vjeçar turk, punëtor ndërtimi, qe vuante nga probleme mendore. Përpara sulmit, ai kishte thirrur: Une do te ndryshoj Lindjen e Mesme. Disa ambasada te huaja ne Turqi, jane mbyllur gjate javes se fundit, si pasoje e sinjalizimeve per sulme te mundshme. Qindra persona kane gjetur vdekjen ne disa ngjarje te renda te marra përsipër nga Shteti Islamik dhe militante kurdë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë