Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea...

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në letër,...

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm...

“Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri...

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë?...

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo është Gjenerata...

Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë blen 5.8 milionë Euro

21 Tetor 09:03

Banka e Shqipërisë zhvilloi këtë javë ankandin e radhës në programin vjetor të blerjeve të Euros në tregun valutor.

Sipas informacioneve nga tregu, në ankand u blenë gjithsej 5.8 milionë Euro, ndërsa ofertat e paraqitura nga pjesëmarrësit në ankand kishin shumën totale të 8.2 milionë Eurove. Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 4 dhe 6 milionë Eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë 4.8 milionë Euro. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte mes 121.66 dhe 121.77 Lekëve.

Veç 4.8 milionë Eurove në raundin e parë, Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 1 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u realizuan me kursin mesatar të ponderuar të raundit të parë, prej 121.73 Lekësh. Shumat e blera në ankandin e fundit janë relativisht të ulëta krahasuar me ankandet e mëparshme dhe me mesataren e gjysmës së parë të vitit.

Për 6-mujorin 2021, Banka e Shqipërisë zhvilloi gjashtë ankande, në të cilat u blenë gjithsej 56.8 milionë Euro, me një mesatare të blerjeve prej rreth 9.5 milionë eurosh për ankand. Në ditët e fundit, Euro ka nisur të rifitojë terren kundrejt Lekut, pasi kishte shënuar një rënie jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Të mërkurë, Euro u rrit për të gjashtën ditë radhazi dhe u këmbye me 121.69 Lekë. https://www.monitor.al/euro-po-forcohet-e-ndikuar-nga-rritja-e-cmimeve-te-importit-dhe-blerja-e-energjise/

Sipas ekspertëve, vala e rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimi i mallrave të importit mund të jetë një faktor që po krijon pritshmëri për rritje të kërkesës për Euro në treg. Në këto kushte, Banka e Shqipërisë mund të ulë disi vlerën e blerjeve gjatë këtij tremujori, për të reduktuar presionet nënçmuese mbi kursin e këmbimit të Lekut. Deri në fund të vitit, janë planifikuar edhe tre ankande të tjera për blerje valute, një në muajin nëntor dhe dy në muajin dhjetor. Mbështetur në vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, të marrë në dhjetor 2020, gjatë këtij viti parashikohen blerje në tregun valutor të një shume mes 60 dhe 120 milionë eurove.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore dhe nuk kanë për qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit. Në fund të muajit gusht, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë kishte vlerën e 4.1 miliardë Euro-ve, 1.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Qëllimi kryesor i mbajtjes së rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, por edhe shmangia e çrregullimeve të tregut të brendshëm valutor, si edhe përmbushja e objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar./Monitor

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
ankand Banka e Shqipërisë Euro Valute

Nga e njëjta kategori

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli

Vrasja e efektivit në Maliq, çfarë u gjet në shtëpinë e 43-vjeçarit: Armë, dronë dhe radio policie! Braçellari u denoncua nga çobani, e kishte kërcënuar me jetë

më shumë...

EMRAT/ Dy vëllezër nga Laçi paraqiten në spital, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

më shumë...

Kolegët nuk mbajnë lotët, mbahen homazhet për efektivin Enea Mekollin, u vra në krye të detyrës

më shumë...

Aksidenti i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, viktima një 19-vjeçar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
10:50

Vrasja e efektivit në Maliq, çfarë u...

10:37

EMRAT/ Dy vëllezër nga Laçi paraqiten në...

10:28

Kolegët nuk mbajnë lotët, mbahen homazhet për...

10:03

Aksidenti i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, viktima...

9:51

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, transportohet...

9:47

Njëri djalë i vdiq 6 muaj më...

9:47

“Jo 1, por 300 dronë për ty”,...

9:34

Aksident i rëndë në Kardhiq-Delvinë, një viktimë...

Foto ilustruese
9:26

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 të...

9:21

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose...

9:21

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat,...

8:38

Një nga speciet më të rrezikuara në...

8:24

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:12

“Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua...

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

10:27

Shkurti: Kush është armiku i huaj që...

10:08

Vengu: Çfarë është kjo teori që po...

10:04

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo...

Më të klikuarat

  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • “Në burg je një i vdekur që ecën”, Pëllumb Gjoka...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.