Këngëtarja Anjeza Shahini, prej kohësh nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale por siç duket ajo ka një arsye të fortë për këtë mungesë.

 

Përmes një postimi në Instagram Anjeza bën publike faktin se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë.

 

“Kërkoj ndjesë për mungesë në Fb e Insta miqtë e mi, por siç e shikoni kam qënë pak e zënë”, shkruan ajo në foton ku shfaqet me barkun e fryrë.

Anjeza ka zbuluar që është 20 javëshe shtatzënë, ndaj këtë periudhë është treguar më e rezervuar përsa i përket fotove në rrjete sociale. Artistja e njohur jeton në Angli pas martesës me diplomatin Paul Edward Conolly.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *