Subscribe

Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren” në kryeqytet, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetime për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije 3-vjeç. Ky është momenti i mbërritjes në Gjykatë i Shabanit, e cila u prangos tri ditë më parë nga policia, ndërkohë i vetmi nga familjaret që kishte ardhur ne gjykate  ishte babai i saj. E akuzuara per keqtrajtim te miturish dhe shpërdorim detyre u përlot kur gjyqtarja Fatime Deçolli shqiptoi masën e sigurisë arrest me burg. Avokati i Anjeza Shabanit, kërkoi një masë më të lehtë dënimi, me argumentin se e reja ka një fëmijë të mitur për të rritur në banesë por, kjo kërkese nuk u mor parasysh nga gjyqtarja. Më herët një grup qytetarësh, protestuan para ambienteve të Gjykatës në shenjë revoltë për veprimin e administratores se kopshtit “Diren”. Policia e arrestoi Anjeza Shabanin pas kërkesës së Prokurorisë, ndërsa ekspertët shkuan në kopshtin “Diren”, duke marre edhe dëshmitë e fëmijëve, për të vërtetuar nëse dhuna e ushtruar ka qenë një rast i izoluar apo një ritual i vazhdueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *