E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Anis Mehmeti në superformë, skuadra franceze shfaq interes

Anis Mehmeti po kalon një formë fantastike këtë sezon, duke u bërë lider absolut te skuadra e tij, Bristol City.

Klubi i Championship-it, falë kontributit të Anis Mehmetit, vijon të ëndërrojë ngjitjen në Premier League sezonin e ardhshëm.

Reklamë

Gjatë këtij sezoni, Anis Mehmeti ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asistime. Forma e tij e shkëlqyer nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadra të tjera evropiane.

Klubi anglez ku luan shqiptari bën me dije se për anësorin kuqezi ka shfaqur interes një skuadër franceze, ndërsa emri i saj ende nuk është bërë publik.

Reklamë


Në javët në vijim pritet më shumë qartësi rreth së ardhmes së Anis Mehmetit, me merkaton e dimrit që mund të sjellë zhvillime të reja për karrierën e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë