E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Anila Denaj: Ja dolëm edhe në një vit të vështirë

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se qeveria shqiptare ja doli të menaxhojë krizën ekonomike të shkaktuar nga tërmeti dhe pandemia.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Denaj tha se biznesi u mbështet nga qeveria si edhe u dhanë paga për 300 mijë individë.

 

“Bizneset e vogla në Shqipëri, në vitin 2020 ishin në valën e parë të vështirësive të falimentit. U mbyll ekonomia, jo vetëm këtu. Recesioni ekonomik në botë parashikohet në 3.5%. Edhe pse mbyllja e ekonomisë dhe vështirësitë e biznesit u përballën me pandeminë dhe tërmetin, unë them se ja dolëm në një vit të vështirë. Biznesi i vogël mori masa për të dalë nga kjo situatë me ndihmën e qeverisë. Janë dhënë paga për 300 mijë individë. Qeveria qëndron në anën e bizneseve duke eleminuar disa taksa”, u shpreh Anila Denaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë