Policia kufitare e Sarandës ka shmangur nje incident detar me palën greke ne zonën Qefal – Himarë, ku nje anije peshkimi me flamur shqiptar iu afrua kufirit me Greqinë duke sjelle per pasoje reagimin e rojes bregdetare te vendit fqinj. Menjëherë strukturat e Policisë Kufitare në Sarandë kanë shoqëruar në Komisariat kapitenin e anijes së peshkimit me emrin “Mario 1” e kompanisë “Fama” Sarandë. Fillimisht ne lidhje me kete incident pati lajme kontradiktore pasi u raportua per perplasje mesa rojave bregdetare greke dhe kapitenit te anijes se peshkimit dhe per shkelje te territorit ndersa me vone ngjarja u sqarua nga hetimet e autoriteteve shqiptare. Me qëllim respektimin e legjislacionit ndërkombëtar që rregullon kufijtë ujorë mes dy vendeve, Policia Kufitare thote se ka marrë masat te posacme, ndersa i eshte terhequr vemendja kapitenit te anijes se peshkimit “Mario1”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *