Ushtria amerikane njoftoi rrëzimin në jug të Detit të Kuq të një droni të nisur nga zonat e kontrolluara nga Houthi Jemen, ku rebelët e mbështetur nga Irani kanë shtuar sulmet javët e fundit. Sipas Houthi sulmet janë në mbështetjeje për palestinezët e Gazës dhe sulmet e Izraelit ndaj tyre.

“Një dron i nisur nga territori i Jemenit i kontrolluar nga Houthis të mbështetur nga Irani u rrëzua në vetëmbrojtje nga (shkatërruesi) USS Laboon në ujërat ndërkombëtare në Detin e Kuq jugor, pranë disa anijeve tregtare. Nuk u raportuan viktima apo dëme”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe :

Related Posts

Që nga fillimi i bombardimeve të Gazës, Houthis, një grup rebel jemenas, kanë nisur një seri sulmesh ndaj anijeve të mallrave. Kryengritësit, të cilët mbështeten nga Irani, pretendojnë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët. Ata kanë kërcënuar se do të sulmojnë çdo anije që shkon për në Izrael ose largohet nga Izraeli pa dërguar ndihma humanitare në Gaza./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *