E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Anglia udheheq grupin K, “Tre Luanët” kalojnë lehtë edhe Letoninë dhe kryesojnë me pikë të plota

Ashtu siç pritej, Anglia e ka nisur fort fushatën kualifikuese të Botërorit 2026. “Tre Luanët” kanë marrë dy fitore në dy takimet e para të grupit K, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Pasi mundën pikërisht kuqezinjtë në duelin e parë në Uembli, po në këtë stadium të besuarit e trajnerit Thomas Tuchel mundën edhe Letoninë, këtë herë me shifrat 3-0. Që në fillim të zotët e shtëpisë kaluan në një moment paniku, kur Guehi dhe Pickford nuk u morën vesh me njëri-tjetrin dhe ishin me fat që sulmuesi mik, Gutkovskis, nuk shënoi në një pozicion të favorizuar me portën bosh. Në gjysmën e pjesës së parë, protagonisti u bë portieri mik, zvicrani, i aftë për të ndaluar gjuajtjen nga afër të Konsah.

Për të zhbllokuar ndeshjen në Londër duhej një supergol në minutën e 38. Ishte futbollisti i Chelsea, Reece James, i cili ekzekutoi në përkryer një goditje dënimi me të djathtën. Në fund të pjesës së parë, anglezët lanë hapësira, por Letonia nuk shënoi dot përmes një gjuajtje nga jashtë zone të Jaumzes.

Për t’i dhënë siguri suksesit britanik në këtë sfidë mendoi i zakonshmi Harry Kane, i cili në mesin e pjesës së dytë e pati të lehtë të dërgonte një top në rrjetë, i shërbyer saktë nga Declan Rice. 8 minuta më vonë, lavdija personale shkoi për Eze. Talenti i Crystal Palace bëri gjithçka vetë dhe shënoi golin e tretë dhe të fundit të sfidës në favor të Anglisë. Ata udhëhoqën grupin me 6 pikë, 3 më shumë se Shqipëria dhe Letonia, ndërsa Andora nuk ka marrë asnjë pikë. Serbia gjithashtu nuk ka pikë, por nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje deri më tani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë