Wayne Rooney përshëndeti për herë të fundit tifozët e tij të kombëtares nëpërmjet ndeshjes së lamtumirës që iu organizua në Wembley.

Më shumë sesa fitorja në miqësore 3 me 0 kundër SHBA, ky duel ishte rasti për të duartrokitur për herë të fundit si lojtar, atë që I dha shumë kombëtares së Tre Luaneve ndër vite.

120 ndeshje në total të Wayne Rooney me Anglinë, më shumë se ai ka bërë mirë vetëm Shilton me 125 ndeshje,

15 vjet pasi kishte debutuar me këto ngjyra, Rooney hyri në fushë si zëvëndësues në minutën e 58 dhe luajti deri në fund duke u përshëndetur njehere e mirë me kombëtaren e vendit të tij, aty ku shërbeu duke shënuar 53 gola.

Rooney do të mbetet padiskutim ndër emrat më të mëdhenj të historisë së kësaj kombëtareje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *