Anglia Përmbys Uellsin

Anglia arrin nje fitore ne fije te perit ne derbin britanik me Uellsin ne grupin B, duke mos komplikuar me tej pozitat pas barazimit me Rusinë ne ndeshjen e pare. Tre Luanet fituan me përmbysje 2-1 ne stadiumin e Lons, fale nje goli te Starixh ne minutën e 92-te. Ne anen tjetër, ylli i Real Madrid, Gareth Bejl ishte me i miri ne fushe per uellsianet duke kaluar te tijte ne avantazh ne fundin e pjesës se pare. Asi i Lesterit, Vardi u be protagonist, duke shënuar golin e barazimit per formacionin e Hodgson, duke shpërblyer me se miri besimin e trajnerit qe e hodhi ne fushe ne startin e pjesës se dyte. Derbi britanik i grupit B ishte nje ndeshje plot ritem, sidomos ne pjesen e pare, ndërsa ne te dyten u vu re nje Angli me agresive, e hedhur e tera ne sulm ne kërkim te përmbysjes. Fale ketij rezultati “tre luanët” kryesojnë grupin ne kuotën e 4 pikeve, ndërsa uellsianet mbajnë vendin e dyte, me tre pike pas dy ndeshjeve te luajtura. Takimet e fundit pritet te jene decizive per te përcaktuar skuadrat qe do te vazhdojnë me tej.




