E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Anglia leksion Spanjës, Stërling i papërmbajtshëm

Anglia hakmerret ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve.

Tre Luanet moren një fitore fantastike në transferte kundër iberikeve 3 me 2  duke I kthyer reston skuadrës së Luis Enrikes e cila kishte fituar takimin e parë në ishull 2 me 1.

Rezultat befasues në spanjë në një duel që në leter do të duhej të kishte vulosur vendin e parë në favor të vendasve në grupin 4 të ligës D.

Por skuadra e Southgate falë kësaj fitoreje ka rihapur llogarite duke u ngjitur ne kuotën e 4 pikëve, 2 më pak sesa Spanjë kryeusese.

Reklamë

Sa I takon kronikës së ndeshjes duhet thene që miqtë kanë bërë një pjesë të parë të pabesueshme duke shënuar plot 3 gola. Sterling ishte I papërmbajtshëm me një dopiete ndërsa golin tjeter e realizoi talenti I Manchester united, Markus Rashford.

Në pjesën e dytë iberiket provuan të reagojnë por u zgjuan vonë me anë të Alkaser dhe golin e Ramos në minutën e 7 shtesë.

 

Luis Enrike merr shuplane e parë serioze në krye të Spanjës ndërsa sfida e 15 nentorit në Kroaci është vendimtare për vendin e parë në këtë grup.

Vazhdo të lexosh

Reklamë