E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Anglia fundos Panamanë 6 me 1

Plot 6 gola kanë shënuar anglezët ndaj Panamasë, ne ndeshjen e vlefshme për grupin G. Britanikët e shohin veten të kualifikuar, por do të jetë përballja me Belgjikën ajo që do të vendosë kryesimin e grupit.

 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 5-0. I pari që çoi në avantazh anglezët ishte Stons në minutën e 8.

 

Reklamë

Pas 14 minutash erdhi goli i dytë nga Harry Kein. Në minutën e 36 ishte Lingard që i dhuroi skuadrës së tij golin e tretë. Pak më vonë, sërish Stons dhe Kein tundin rrjetën e Panamasë.

 

Goleada vijoi edhe në pjesën e dytë ku sërish Harri Kein shënoi për britanikët.

 

Ndërsa golin e nderit për Panamanë e shënoi Baloi.

 

Kjo është hera e para herë, në një turne madhor, që Anglia shënon kaq shumë, duke i dhuruar fitoren më të thellë në këtë kampionat botëror.

 

Rekordi i fundit  i “3 Luanëve” ishte vendosur në vitin 1966, kur ata mundën me 4 gola Gjermaninë Perëndimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë