Britania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi M270.
Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace e deklaroi nje gje te tille në CNN.
Ai specifikoi se ky hap ishte “i koordinuar ngushtë” me vendimin e shteteve për të furnizuar Ukrainën me sistemin HIMARS.
Nje dite me pare edhe Shtetet e Bashkuara bene te ditura permes Biden se do t’i ofrojnë Ukrainës sisteme raketore “më të avancuara” për të goditur “objektivat strategjikë”.
. Bëhet fjalë për raketat Himars, me rreze veprimi prej 80 kilometrash, dyfishi i Howitzer-ëve që ka ofruar deri tani SHBA-ja.