E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Anglia dhe SHBA me shifra të frikshme viktimash ( BILANCI BOTEROR)

Bota shënon 658 mijë raste positive me COVID-19 që nga dita e parë kur rastet u shfaqen në Kine e deri më sot.

Këto janë të dhënat që vijnë mbi përhapjen e koronavirusit në rang global ku kanë gjetur vdekjen 30 mijë e 500 njerëz, shumica në Europë.

Italia ka kaluar shifren 10 mijë, Spanja po shkon 5700 ndërsa Franca për fat të keq po regjistron  cdo ditë rekorde.

Po ashtu ritem I lartë viktimash është edhe në Angli. 260 viktima janë shënuar këtë të shtunë  në këtë vend duke e cuar shifrën totale në 1 mijë e 19 ndërsa numri I të prekurve tani është nbi 17 mijë.

Reklamë

Në Gjermani kanë gjetur vdekje 79 persona këtë të shtunë duke e cuar totalin në 430. Mirëpo përhapja në këtë vend është shumë e madhe pasi ka shkuar në 58 mijë.

Edhe në Holandë kanë humbur jetën 93 vetë gjatë orëve të fundit ndrësa në Belgjike 64. Zvicra gjithashtu me 33 viktima është problem I madh.

Në SHBA këtë të shtunë kanë humvbur jetën të paktën 297 persona duke e cuar totalin në 1993 ndërsa të prekurit janë rekord global, 121 mijë.

Kina ka pasur vetëm 54 raste të reja të infektuarish ndërsa numri I viktimave këtë të shtunë është vetëm 3.

Në total në mbarë botën aktualisht janë 486 mijë raste active ndërsa 141 mijë e 500 kanë lënë spitalin si të shëruar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë