Anglia është e përfishë e gjitha nga ethet e finales së kampionatit europian.

Dueli ndaj Italisë të dielen ne mbërmje në Uembli është gati-gati një cështje kombëtare pasi ka mobilizuar jo vetëm tifozët e thjeshte por edhe drejtuesit e vendit.

Boris Johnson, kryeministri i vendit ka dekoruar së fundmi pjesën e jashtme të shtëpisë së tij me ngjyat e flamurit si për të treguar pritshmërite e mëdha të tij dhe anglezeve nga skuadra në këtë duel historic.

Anglezet kanë 55 vite që nuk luajnë një finale të madhe të një kompeticioni, që nga hera e parë dhe e vetme që ishte botërori I 1966 të cilin e fituan kundër Gjermanisë.

Për shkak se shumica po përgatiten të festojnë, u bë edhe një peticion që të hënën shumica e institucioneve të kenë pushim pasi mendohet se festa do të zgjasë vonë dhe me birra pa fund, cka nuk do I jape mundësi anglezeve që të kryejnë të hënën aktivitetet e përditshme.

Megjithatë ende nuk ka një vendim zyrtar për ta shpallur të hënën pushim zyrtar nga ana e qeverisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *