Angelina Jolie, shfrytëzuese fëmijësh? Reagon aktorja

“Spekulimet që paratë e vërteta janë marrë nga një fëmijë gjatë audicioneve janë false dhe zhgënjyese. Do ishte fyerje për mua nëse do kishte ndodhur. Filmi është i bazuar në një libër të vitit 2000.”
Kështu është shprehur aktorja e njohur, Angelina Jolie ndaj akuzave, se ajo ka abuzuar me fëmijët në audicionet e filmit ‘First They Killed My Father’.
Filmi përfshin një fëmijë që është protagonist dhe i ka ngulur sytë parave pasi i duhen për funeralin e gjyshes. U përfol për disa kohë se aktorja i kishte marrë fëmijëve para gjatë audicioneve.
Ajo shtoi se kanë kërkuar gjatë në Kolumbi të lagjet e varfëra dhe jetimoret për të gjetur fëmijë që kanë kaluar vështirësi në jetë reale. 42-vjecarja tregoi se filmi do të jetë gati për të dalë në treg në muajin shtator.




